60 familje në Yzberisht problem me ujin, banorët u druhen sëmundjeve
Prej më shumë se 20 vitesh Pranvera Zyberi, banore në Yzberisht të Tiranës, ujin e çezmës nuk e përdor as për të pirë, e as për gatim.
“Shumë i pisët, i qelbur, me erë, me të gjitha. Nëse është pak i kulluar e përdor edhe për rroba, po nëse është i pisët nuk e përdor”, thotë ajo.
Ky problem prek rreth 60 familje pranë rrugës Jorgo Panajoti ne Yzberisht. Ata thonë se uji i ndotur u ka sjellë probleme edhe në shëndet.
“Nuk pihet fare sepse edhe fëmija që e pi po na sëmuren, mbeta spitaleve”, thotë një qytetare.
“Fëmijën e kam me probleme në veshka, e çoj për gjë tjetër, më del me gjëra të tjera vetëm nga uji. Nuk mbaj mend të kemi pirë ujë tamam si duhet, mirë që është me probleme, po vjen me orar”, thotë një tjetër,
“Nuk e konsumoj për veten time. Në fund të bidonit bëhet jeshil, kam vite që e blej ujin për të gatuar”, thotë një banore e lagjes.
Romina Sefa, aktiviste e të drejtave të njeriut thotë se nga analizat që kanë bërë vetë banorët në laboratorët privatë, u rezulton se uji nuk pihet.
“Nisur nga shqetësimet e banorëve jemi organizuar dhe kemi bërë një analizë të gjithë bashkë në një laborator privat, i cili ka rezultuar që ky ujë nuk mund të konsumohet”, thotë Sefa.
Familjet buzë rrugës Jorgo Panajoti në vitin 2020 u përfshinë në projektin e përmirësimit të furnizimit me ujë. Por familjet që ngrenë shqetësimin, nuk janë përfshirë në këtë projekt.
Në lidhje me këto ankesa Euronews Albania iu drejtua Ujësjellësit të Tiranës me një kërkesë zyrtare, por nuk mori asnjë përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet