Ambasadori Hovenier: Mezi pres të shkoj në Prishtinë për të thelluar marrëdhëniet Kosovë-SHBA

20 Nëntor 2021 | 11:23

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me ndihmës Sekretarin Amerikan të shtetit Gabriel Escobar, duke u fokusuar të reformat demokratike të qeverisë së Kosovës, si dhe qasja ndaj dialogut me Serbinë dhe nevoja për të pasur rezultate sa më të shpejta në këtë drejtim.

Vetëm, dy ditë më parë, seanca e radhës e kuvendit të Kosovës, u përfshi nga debatet mbi marrëdhëniet Kosovë- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ish-kryeministri Haradianj, e akuzoi kryeministrin Kurti si anti-amerikan, pasi hodhi poshtë projektin e gazsjellësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026