Bashkia e Tiranës rikthen pas dy vitesh Natën e Bardhë

21 Nëntor 2021 | 12:13

Pas dy vitesh mungesë në kryeqytet rikthehet tradita e Natës së Bardhë.

Lajmi u bë me dije nga  kreu i Bashkisë Tiranë i cili njoftoi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Twitter se pas dy vitesh, fillimisht prej tërmetit e më pas prej pandemisë, Nata e Bardhë do të mbahet në gjashtë lokacione të ndryshme.

 Kjo ngjarje zhvillohet në datën 29, në kuadër të festave të nëntorit dhe karakterizohet nga një sërë aktivitetesh argëtuese.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku është planifikuar zhvillimi i këtyre aktiviteteve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026