Ministrja e Arsimit apel prindërve për të kontrolluar përdorimin e internetit nga fëmijët
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke marrë shkas nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Lushnjë, ku një 13-vjeçar krye vetëvrasje u ka bërë apel prindërve që të kufizojnë përdorimin e internetit nga fëmijët e mitur.
“Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13-vjeçarit në Lushnjë! Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme”, shprehe znj. Kushi.
Rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Lushnjë ende nuk dihen pasi policia ende po punon për hetimin e asaj që ka ndodhur. Paraprakisht mësohet se i mituri ishte përdorues i rregull i rrjeteve sociale, mes të cilave dhe Tik-Tok.
Sipas ministres së Arsimit, nevojitet një debat i gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore dhe sipas znj. Kushi “jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta