46 persona humbin jetën në një aksident në Bullgari, shumica shqiptarë

23 Nëntor 2021 | 07:37

46 persona, shumica shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në perëndim të Bullgarisë.

Gazetari Benjanim Arifi raporton se autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin, u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshirë nga flakët. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga pjesa e pasme e autobusit.

Mësohet se në këtë aksident është shuar një familje e tërë me 12 anëtarë, përfshi edhe dy fëmijë binjakë. Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të huaj, nga Belgjika dhe Serbia.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por përjashtohet mundësi e një përgjumje të shoferit pasi  rreth 15 minua më herët ishin nisur nga njëpikë karburanti, ku kishin pushuar.

Në këtë udhëtim ishin nisur 4 autobusë të së  njëjtës kompania “Besa Trans”. Autobusi i aksidentuar ka qenë i fundit në radhë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mjeti po kthehej në Shkup pas një udhëtimi në fundjavë në qytetin turk të Stambollit.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për mediat.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin  djegur plotësisht.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka kontaktuar edhe me homologun e tij bullgar.

Nuk kanë munguar edhe mesazhet e ngushëllimit nga krerët e politikës në Shqipëri, si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryetari i PD-së Lulzim Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026