Maqedonia e Veriut tre ditë zie për viktimat e aksidentit me autobus

23 Nëntor 2021 | 13:10

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli sot tre ditë zi kombëtare për viktimat e aksidentit tragjik me autobus në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, shumica prej tyre shqiptarë.

Autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin, u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshirë nga flakët. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga pjesa e pasme e autobusit.

Për shkaqet e aksidentit po heton aktualisht vetëm prokuroria e Bullgarisë, u njoftua pas takimit të zv.kryeprokurorit të Bullgarise Borisllav Sarafov dhe kryeprokurorit të RMV Lubomir Joveski.

Autoritetet kanë nisur procesin e identifikimit të viktimave, ndërsa prokurorët po marrin rrëfimin e dy të mbijetuarve dhe të dëshmitarëve okularë. Të mbijetuarit e tjerë janë në gjendje stabël por ende jo gati për të folur me prokurorët.

Agjencia “Besa Trans” funksionon tashmë prej 20 vitesh në treg dhe nuk ka pasur aksidente të rënda deri tani. Megjithatë do të hetohet dokumentacioni teknik i kompanisë, edhe pse sipas të dhënave të para, autobusi ka qenë i ri në funksionim prej vetëm 3 vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026