Nafta kontrabandë dyshohet shkak për aksidentin tragjik në Bullgari

24 Nëntor 2021 | 17:00

Shkaku i aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari mund të jetë transporti kontrabandë i naftës. Gazeta bullgare “24 Orë”, raporton se hetuesit kanë këtë si pistë kryesore.

Hetuesit i kanë thënë gazetës bullgare se në autobus kishte karburant shtesë. Kjo dyshohet se është bërë shkak për shpërthim të menjëhershëm pasi autobus u përplas me trafik ndarësen.

Nafta shtesë besohet se po transportohej për qëllime përfitimi nisur nga diferenca në çmim. Nafta besohet se është blerë në Turqi me një diferencë prej 60 lekë për litër.

Në autobusin e “Besa Trans” gjendeshin 52 pasagjerë prej të cilëve 45 mbetën të vdekur. Autobusi është përfshirë nga flakët menjëherë pas aksidentit dhe pasagjerët e kanë pasur të pamundur të dalin pasi dera kishte prekur parmakun. Ky është aksidenti më tragjik në historinë e Bullgarisë.

Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë që u gjendën jetë të mbledhur nga nëna e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar nga flakët.

Sipas hetuesve, drejtuesit e agjencisë së udhëtimit bënin kontrabandë të naftës për të ulur koston e udhëtimit. Përplasja fatale ka ndodhur vetëm 15 minuta pasi shoferi kishte ndaluar autobusin për një pushim në një pikë karburanti.

Personat që arritën të shpëtonin kanë mundur që të thyejnë xhamin nga krahu i djathtë dhe të dalin nga automjeti.

Shkak për përplasjen mendohet se është bërë shpërthimi i një gome pasi një copë e saj është gjetur disa metra para vendit ku ndodhi aksidenti.

Nga ana tjetër hetuesit thonë se ka prova që tregojnë se në autobus ka pasur naftë shtesë, vaj hidraulik dhe vaj transmisioni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026