‘Nuk marr 80 mijë lek’, peshkatari në Pogradec tregon vështirësitë e zanatit
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili jeton me këtë zanat. Gazetari i Euronews Albania e takoi për ta pyetur pikërisht për atë çka kryeministri Edi Rama deklaroi ditët e fundit për peshkatarët.
“Kryeministri Rama mund të thotë shumë gjëra po në qoftë se fitojmë 800 mijë s’ka nevojë që njerëzit të ikin nga Shqipëria apo të emigrojnë, do ishte më mirë të merreshin me peshkim dhe jashtë nuk besoj se i ngelet kujt me tepër se 800 mijë lek”, tha peshkatari.
Llambi shprehet se me këtë punë ai mund të nxjerrë vetëm një rrogë minimale për të mbajtur shtëpinë e asgjë më tepër.
“Paga, mund të thuash që mund të jetosh por jo se ka ndonjë të ardhur se kushedi se çfarë. Po mund të nxjerrësh një rrogë minimale që të mbash familjen, mjafton kaq, në bazë të gjahut, se ka raste nuk nxjerr as karburantin. Shteti nuk ofron asnjë gjë. As ka subvencione të karburantit as të rrjetave as të një lloj gjeje”, shton ai.
Peshkatari ka një kërkesë ndaj shtetit, ku thotë se subvencioni i karburantit dhe respektimi i çmimit të peshkimit deri në 12 euro do të ishte një zhvillim pozitiv.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta