Vrasja e Mateos, ministrja për Fëmijët kërkon ndjesë për sjelljen

24 Nëntor 2021 | 19:47

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët gjatë një takimi të mbajtur në Universitetin e Korçës me të rinjtë është pyetur sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku Mateo 8 vjeç mbeti i vrarë.

Ministrja Muzhaqi ndryshe nga hera e para ku refuzoi të jepte një koment, këtë herë u shfaq shumë e ngarkuar me emocione.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet ti shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, deklaroi ajo.

Pyetjes për lejimin e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT, prindërit e vetëm dhe ata nën 35 vjeç, Muzhaqi u përgjigj duke thënë se “s’ka gjë më të bukur se sa birësimi”.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët tha se “faktin që tani ne kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus më të madh se çfarë është bërë më parë”.

Gjashtë ditë më parë, e pyetur nga gazetarët për politikat për mbrojtjen e fëmijëve, ministrja Muzhaqi refuzoi të përgjigjej duke thënë se “nuk kishte kohë pasi po nxitonte për një takim”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026