Në Maqedoninë e Veriut shtohen skeptikët dhe të zhgënjyerit nga BE

25 Nëntor 2021 | 19:58

“Ku është data për ditën”, thotë një grafit në qendër të Shkupit, një referencë ironike ndaj premtimit të pambajtur të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut ndryshoi dhe emrin kushtetues duke zgjidhur një përplasje prej 3 dekadash me Greqinë fqinje, me premtimin e vendeve anëtare se kjo do të fuste vendin në rrugën e hapjes së negociatave.

Por deri tani, çdo përpjekje është bllokuar; fillimisht nga Franca, që kërkoi një metodologji të re të procesit të zgjerimit; dhe më pas nga fqinji lindor i vendit, Bullgaria, me argumentin e ekzistencës se identitetit kulturor dhe historik të saj në Maqedoninë e veriut.

Këto kushte, që e kanë mbajtur vendin në status quo që kur mori statusin e vendit kandidat në 2005-n, kanë çuar në një rënie të besueshmërisë së BE-së. Të paktën ky është përfundimi i studimit të fundit të Këshillit Euro-Atlantik.

“Për fat të keq skeptikët për BE-në dhe NATO-n po bëhen më të zëshëm në vendin tonë. Ata ishin fituesit e vetëm të dy zgjedhjeve të fundit në vend”, tha Ilija Dzugumanov, Këshilli Euro-Atlantik.

Nikolla Dimitrov është ministër i Jashtëm, i njohur publikisht si një politikan me një orientim të pastër pro-evropian dhe që udhëhoqi negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Prespës.

 “Nëse BE dështon të mbajë premtimet mbi marrëveshjen që u vlerësua gjerësisht, cili është mësimi për Beogradin dhe Prishtinën? Cili është mësimi për çështjet me të cilat është përballur Bosnje e Hercegovina në ditët dhe javët e fundit? Nëse duhet të zgjidhim probleme të mëdha në Ballkan duhet që BE të vijojë të ushtrojë forcën e tij. Në rastin tonë kjo vihet në dyshim, sepse mosmbajtja e premtimit tregon se forca e Unionit mungon”, u shpreh Nikolla Dimitrov.

 “Vendi pranoi shtesën “e Veriut” për të hapur rrugën drejt BE-së, por pas shumë vitesh premtime të pambajtura, siç e tregon dhe ky grafit, shtesa “e Veriut” është zëvendësuar me vetëm Maqedonia”. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026