Kthehen në RMV trupat e viktimave të aksidentit në Bullgari
Me dy avionë ushtarak mbërritën mëngjesin e së premtes në shtëpi trupat e pajetë të 45 qytetareve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në autostradën “Struma”, në Bullgari.
Krahas autoriteteve me te larta te shtetit në Maqedoninë e Veriut, në ceremoni morën pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla së bashku me ministrat Niko Peleshi, Bledi Ccuci dhe Elisa Spiropali.
Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë. Shumica e viktimave janë familjarë që po ktheheshin nga Stamboll pas një vizite treditore.
Të gjitha viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarët tjerë të shteteve fqinje vendosën kurora me lule në nderim të viktimave.
Aksidentit tragjik i mbijetuan shtatë udhëtarë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të autobusit. Paraprakisht, zëvendës-kryeprokurori bullgar, Borislav Sarafov, nuk e ka përjashtuar mundësinë që shkaktari i zjarrit të ketë qenë përplasja e autobusit në bankinën e autostradës.
Edhe prokurorët maqedonas nuk e kanë përjashtuar mundësinë që zjarri të jetë shkaktuar nga shkëndijat, të cilat janë shndërruar në zjarr të fuqishëm pas përplasjes së autobusit me bankinat e hekurta përgjatë autostradës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut