Edukatorja Duro: Fëmijët të mos ekspozohen ndaj telefonave, krijon probleme në zhvillim
Edukatorja Lori Duro u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët e moshës nga 0-18 muajsh nuk duhet të ekspozohen ndaj telefonave, pasi ndikon negativisht në zhvillimin e tyre.
“Fëmijët nga 0-18 muajsh nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj telefonave. Duke qenë se në këtë moshë truri pëson zhvillimin më të madh, bëhet shumë dëmtues për mësimin e gjuhës, por edhe nga ana sociale”, u shpreh ajo.
Edukatorja nënvizoi se telefonat japin shumë informacione për fëmijët dhe këta të fundit tejmbushen me informacione, por nuk mund të shkëmbejnë mendime.
“Prindërit janë ata që japin modelin duke mbajtur telefonat dhe duke mos krijuar një kohë që të jetë në familje pa teknologji”, tha ajo më tej.
Ndërsa, psikologia Marsela Lekli u shpreh se fëmijët e vegjël që shikojnë filma vizatimorë në telefona apo ekrane të ndryshme rrezikojnë të kenë probleme me komunikimin dhe zhvillimin e mendimit.
“Nënat për të hequr lodhjen i japin fëmijëve telefonin. Kjo ndikon shumë në zhvillimin e fëmijëve. Mund të kenë probleme në komunikim, në zhvillimit e mendimit. Fëmija merr vetëm një model nga ato kukullat që sheh në ekran. Nuk merr një model nga familja. Ndikon edhe në anën e shikimit”, u shpreh ajo.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)