4 raste të reja, shkon në 18 numri i të prekurve tek 313. Spitali i burgut gati të kthehet në spital COVID
Shkon në 18 numri i të prekurve me coronavirus në paraburgimin 313 në kryeqytet. Gjatë përditësimit të situatës nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se 4 rastet që janë konstatuar në Tiranë, lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit ‘Jordan Misja’.
Prej 2 ditësh të paraburgosurit që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar në qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis, që ka një kapacitet të kufizuar ndërsa burime nga sistemi penitenciar bëjnë më dije se spitali i burgut pritet të kthehet në një spital COVID.
Aty kanë nisur të transferohen të gjithë të paraburgosurit e prekur, pasi mund t’iu ofrohet një shërbim mjekësor i specializuar, megjithëse deri më tani asnjë prej tyre nuk raportohet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Për autoritetet mbetet e paqartë se si u transmetua COVID-19 në paraburgimin 313, fillimisht tek italiani Giovani Dicosimo, në kushtet kur prej më shumë se 1 muaji janë ndërprerë takimet me familjarët.
Në IEVP-në ‘Jordan Misja’ janë 393 të paraburgosur ndërsa forcat operacionale të policisë së burgjeve kanë shtuar masat e sigurisë pas indinjatës së shfaqur nga të dënuarit kur u zbulua rasti i parë.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill