Transport publik falas në Shkup, premtimi i kryebashkiakes së re: Hetim paraardhësit
Në dy vitet e ardhshme qyteti i Shkupit do të ketë transport publik falas për të gjithë. Ky është zotimi i këshillit bashkiak të kryeqytetit, pas fillimit të mandatit të ri 4-vjeçar. Fillimisht është parashikuar që të zerohen të gjitha borxhet e kësaj ndërmarrjeje dhe në një moment të dytë do të blihen autobusë të rinj për të shtuar flotën.
“Premtimi për transportin publik falas do të realizohet, sigurisht, me ndihmë financiare nga qyteti, por edhe me burime të tjera që i kemi, si për shembull fitimi nga teleferiku që do të fillojë punën. Por ka edhe kapacitete të tjera që mund t’i vëmë në funksion për të gjeneruar para. Një autobus i ri kushton rreth 300 mijë euro, ndërsa plani është të blihen rreth 250 me faza”, tha Ivan Ilievski, drejtor i Ndërmarrjes për qarkullim publik.
Iniciativa e këshillit bashkiak të Shkupit parashikon që tarifa falas të aplikohet hap pas hapi dhe jo për të gjithë qytetarët njëherazi. Megjithatë, shqetësimi kryesor për ndërmarrjen e transportit publik nuk janë tarifat që do të hiqen, por borxhet e grumbulluara ndër vite.
“Kam gjetur një drejtori me mjete të vjetruara, të shkatërruara, ndërsa po bëjmë edhe analizën financiare të cilën e kemi dërguar në revizion. Prandaj, derisa të mbarojë revizioni do jem i rezervuar, por do të jeni të njoftuar me kohë për gjithçka që do të rezultojë nga hetimi”, u shpreh Boris Nastov, nga Ndërmarrja Rrugë dhe Rrugica.
Kryetarja e re e bashkisë së Shkupit paralajmëroi hetim financiar për të gjithë aktivitetin e paraardhësit të saj dhe tha se nuk do të tolerojë askënd, pavarësisht se e kanë kërcënuar që të heqë dorë.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme