Nënat dhe fëmijët deri 10 vjeç fitojnë të drejtën për të “thyer” karantinën
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar se ashtu si javën e kaluar, edhe nesër do të lejohen të dalin lirisht të gjitha nënat dhe fëmijët e tyre deri në moshën 10 vjeç. Lajmin shefi i ekzekutivit e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”. Ai thekson se burrat janë të dënuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa me nota humori shprehet se bashkëshortët duhet të kryejnë punët e shtëpisë dhe të gatuajnë ushqime.
“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, shkruan Rama.
Kjo skemë daljeje është aplikuar edhe javën e kaluar. Të shtunën që shkoi, por edhe sot u lejuan moshat e treta të marrin ajër të pastër, ndërsa të dielën do dalin nënat që kanë fëmijë jo më të mëdhenj se 10 vjeç. Masat lehtësuese duke nisur nga dita e hënë do të marrin një karakter më të zgjeruar.
Qeveria shqiptare publikoi dje disa qarqe të vendit që përfitojnë lehtësira për lëvizjen, pasi janë vlerësuar nga ana e Komitetit Teknik i Ekspertëve si zona me risk të ulët për përhapjen e pandemisë globale të COVID-19.
Shefi i mazhorancës, Edi Rama, zhvilloi dje një komunikim online me kryebashkiakët e qyteteve që përfitojnë nga këto lehtësira, ndërsa kërkoi prej tyre të monitorojnë zbatimin rigoroz të protokolleve dhe masave të hartuara nga ministria e Shëndetësisë.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama publikon hartën e lehtësimeve për disa qarqe të vendit
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit