Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë: Marrëveshjet në ‘Open Balkan’ u firmosën pas presionit të bizneseve
Drejtuesja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se takimi i djeshëm i “Open Ballkan” ishte një takim rezultatesh të prekshme.
Ajo nënvizoi se marrëveshjet që u firmosën dje janë kërkuar drejtpërdrejt nga biznesi. Sipas saj, ato u realizuan në kohë rekord për shkak të presionit të bërë nga bizneset.
“Ne do duam që biznesi në kufi të mos ketë ndalesa. Tani proceset janë shumë më shpejta, do të ketë edhe sisteme elektronike. Do të ketë një komunikim mes administratave për çfarëdo lloj malli që do kalojë”, u shpreh ajo.
“Deri në takimin e Shkupit do ketë realizime të tjera. Një pikë tjetër e rëndësishme është eliminimi i të gjithë kostove administrative”, tha znj. Muçostepa më tej.
Mesditën e djeshme në tryezën e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë u firmosën 5 marrëveshjet mes kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Nisma nuk ka më kthim pas’ – Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë 5 marrëveshje në Open Balkan
- Rama komenton gotën e thyer në samit: Plasi syri i keq, lajm i mirë për Ballkanin e Hapur
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese