Masat nuk respektohen, të huajt të habitur me lirinë që gjejnë në vendin tonë
Sot janë konfirmuar 2 raste me variantin Omicrom në vendin tonë. Ndonëse autoritetet shpeshherë u bëjnë u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra, situata në sheshin kryesor të kryeqytetit tregon qartë se qytetarët nuk po respektojnë as masat më minimale; ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.
Dëshira për të festuar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më pranë njerëzve të dashur ka lënë në harresë faktin që ende jemi në kushte pandemie dhe se janë disa masa që duhen respektuar.
Të huajt që kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në vendin tonë tregojnë se janë surprizuar me lirinë që gjejnë këtu.
“Jeta është më mirë këtu, mund të dalësh jashtë pa maska, çdo gjë duket OK. Unë jetoj në Gjermani, nuk e di si është situata e COVID këtu, por shoh njerëz që vendosin maskat vetëm në qendra tregtare. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen Shqipëria”, thotë një turiste.
Një nga masat ende në fuqi është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik si dhe lejimi i grumbullimeve deri në 50 persona. Por, as këto masa deri më tani nuk janë parë të respektohen as në qendra tregtare, as në lokale dhe as në ambiente të hapura.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara