Bizneset të paqartë për festat, natën e Vitit të Ri baret dhe restorantet hapur edhe pas orës 23:00
Vendimi për heqjen e orës policore në natën e ndërrimit të viteve dhe mossaktësimi i lejimit apo jo të aktivitetit për baret dhe restorantet pas orës 23:00, ka sjellë paqartësi tek bizneset.
“Realisht për momentin jemi pak konfuzë, sepse nga mbledhja nuk morëm një përgjigje të saktë, do ecim me orën që kemi pasur”, thotë Silvana Paraj, menaxhere lokali.
Ne telefonuam disa restorante për të kuptuar nëse i kanë hapur rezervimet pas orës 23:00 të 31 dhjetorit, por përgjigjet tregonin hezitimin e tyre për të vijuar aktivitetin pas orës policore.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe kryetari i bareve dhe restoranteve.
“Disa hapën rezervimet, të tjerët po prisnin një urdhër që të jetë i shkruar”, shprehet Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
Për të sqaruar këtë situatë, Euronews Albania kontaktoi zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha se natën e ndërrimit të viteve baret dhe restorantet do lejohen edhe pas orës 23:00, gjë e cila është përcaktuar edhe në urdhrin e publikuar ditën e sotme.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara