Krishtlindje në Korçë, mes gatimeve dhe riteve fetare
Shumica e banorëve në Korçë janë të krishterë, të cilët festojnë sot Krishtlindjen. Për të parë se si feston një familje e thjeshtë Euronews Albania ka vizituar Anestin e Marjetën.
Zonjën e shtëpisë e gjejmë duke gatuar.
“Bëjmë kolendrat. Duke u gdhirë Krishtlindja ne fillojmë gatuajmë. Bëjmë mish, ç’të na nevojitet, kërnacka, patate, kos, të gjitha. Mishi është gatimi tradicional, se kemi mbajtur Kreshpën dhe mishi është i pari”, thotë Marjeta Çule.
Anesti tregon se festën e lindjes së Jezu Krishtit e festonte edhe në komunizëm, por fshehtazi.
“Vija në kishë fshehur. Të mos më shikonte njeri, se në qoftë se me shikonte njeri, derman kokës”, kujton Anesti Çule.
Të moshuarit çdo ditë shkojnë në kishë e luten për fëmijët e të afërmit e tyre.
Besimi duhet të kultivohet e nga të rinjtë e sotëm, thotë Marjeta.
“Djemve ua kemi futur në gjak dhe nuseve, ne kemi shkuar nëpër kisha aty ku janë, në Itali dhe në Amerike. Më të mirë bëhen, se nuk i mëson për keq, më të mirë bëhen”, shton ajo.
Këtë Krishtlindje urimi nga kjo familje e thjeshtë korçare është që gjithë shqiptarët të afrohen me njeri- tjetrin.
“Shqiptarëve u uroj të kenë mirësi nëpër familjet e tyre, t’i njohin njerëzit sa më mire e sa më të dashur, të afrohen pranë njerëzve të dashur që kanë. Kalofshin jetë të bukur e të qetë, u mbledhshin me familjet e tyre”, ishte urimi i tyre.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara