Njerku dhunon fëmijën 3 vjeç, i mituri i tregoi mjekes çfarë i kishte ndodhur

27 Prill 2020 | 14:30

Ky është Alfred Kazanxhi i lënë në burg nga gjykata me dyshimin se ka dhunuar djalin e bashkëjetueses, vetëm 3 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital duke luftuar me vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, tri ditë më parë në kohën kur nëna e të miturit kishte dalë për të bërë pazar.

Sipas dosjes hetimore, të cilën Euronews Albania e disponon, nëna e të miturit ka deklaruar se partneri i saj e kishte telefonuar duke i thënë se, i biri kishte rënë nga divani dhe ishte në gjendje jo të mirë. Pas kësaj, i mituri është dërguar në Spital e Traumës, mjeket e të cilit, kanë njoftuar policinë. Më pas i mituri është transportuar në QSUT për një mjekim më të specializuar.

Mjekja që u kujdes për fëmijën ka deklaruar për grupin hetimor se, gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Gjatë komunikimit që ka pasur me doktoreshën, i mituri ka thënë se e kishin rrahur e ëma dhe njerku. 

Ndërkaq për grupin hetimor, fqinjët e çiftit kanë dhënë një version tjetër. Sipas tyre, nëna e të miturit ka qenë në banesën e tyre, kur i arrestuari e ka marrë në telefon dhe e ka njoftuar se i biri ishte sëmurë.

Ata kanë parë se, fëmija ishte në gjendje të rënde dhe vetëm rënkonte, ndërsa më vonë kanë komunikuar me nënën e 3-vjeçarit, e cila u kishte thënë se i mituri kishte tre brinjë të thyera dhe hematoma të brendshme. Vetë Alfred Kazanxhi, 35 vjeç, ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026