Taksistët nisin punën me masa higjienike të shtuara, por lëvizjet janë të pakta
Ndryshe nga 22 vitet e kaluara të punës si taksist, sot Shpëtim Omuri e nisi ditën me alkool në duar duke dezinfektuar makinën. “Krahas pastrimit të përditshëm që arritëm t’i bënim dje, lavazhin brenda jashtë, kemi ble alkoolin, disa maska dhe një pako me dorashka se duhet t’i ndërrojmë dy-tre herë në ditë”, tregon ai.
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se, lejohet lëvizja me vetëm një pasagjer të ulur mbrapa, ndërsa përjashtohen rastet e familjeve, të miturve apo personave me aftësi të kufizuara. Për Shpëtimin kjo masë e shmang sadopak kontaktin me klientë të cilët edhe mund të jenë të infektuar me coronavirus.
“Edhe mua më ruan, edhe pasagjerin edhe mua, sepse po ta kem unë këtu zërë se e kam në gjoks pasagjerin”, shprehet taksisti.
Z. Omuri thotë se të gjitha masat e shtuara higjienike që duhet të sigurojnë rëndojnë më shumë tek taksistët individualë, pasi atyre që punojnë në kompani private u sigurohen nga vetë subjekti. “Të gjitha këto janë kosto, ja sot unë mund të iki në shtëpi pa bërë asnjë rrugë. Në momentin që do mbarojnë lekët me ble edhe këto”, thotë ai.
Shpëtimi shpjegon se gjatë punës në këto ditë pandemie ata duhet të mbajnë xhamat e makinës pak hapur dhe në asnjë rast nuk duhet të ndezin kondicionerin. “Më mirë pak vapë sesa të rrezikohemi të dy. Vapës i bëhet, i japim një freskuese të bëjë fresk.”
Mirëpo, kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve për shkak se virusi ende është i përhapur, taksistëve ua bëjnë gati të pamundur punën. “Unë e marr me mend çfarë pune mund të jetë kur janë gjithë këto mungesa të lëndës së parë. Ndërmarrjet mbyllur institucionet mbyllur, kush janë ato njerëz që do lëvizin? Ky mendim na e fashiti atë entuziazmin që sikur shpëtuam që nisëm punë”, tregon taksisti.
Njëjtë si Omuri edhe taksistët e tjerë në kryeqytet duket se nuk janë entuziastë për mbarëvajtjen e punës. “Deri tani është e vështirë, se ne kemi gati 3 orë këtu dhe nuk ka asnjë lloj lëvizje”, tregon njëri prej tyre. “Shumë e vështirë të flas për këtë punë, kështu që nuk mund të jap dot asnjë lloj përgjigjeje”, shprehet një tjetër. Të gjithë taksistët do të ofrojnë shërbimin taksi për qytetarët vetëm për transport brenda qyteteve deri në një njoftim të ri.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit