Pas një muaji pezullim, rihapen qindra biznese, por ende nuk ka shitje
Pas më shumë se një muaji, shqiptarët do të kenë mundësi të blejnë në dyqanet e veshjeve, aksesorëve dhe këpucëve. Këto kategori biznesesh janë lejuar nga qeveria që të hapin aktivitetin që prej ditës së hënë, por në kushte të shtuara higjeno-sanitare.
Pronarët e këtyre bizneseve, tregojnë se i kanë zbatuar masat higjeno-sanitare të vendosura nga qeveria, në mënyrë që të rinisin aktivitetin e tyre.
Ata thonë se, kanë blerë maska dhe doreza si dhe bëjnë shpeshherë pastrimin e ambientit të dyqanit. Por, mbyllja e aktivitetit për një kohë të gjatë, ka sjellë vështirësi të shumta për këto kategori biznesesh.
“Jemi prekur pasi malli ka ngelur stok. E kemi ndjerë këtë situatë normalisht si gjithë të tjerët”, tregon një pronare dyqani për shitjen e këpucëve.
Pronarët e dyqaneve optike, të cilat tashmë kanë një javë që kanë hapur bizneset, tregojnë se xhiroja e tyre ditore gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë më e ulët se ajo e një dite normale.
Mbeten për t’u hapur baret, restorantet, parukeritë, klinikat dentare, kinematë dhe palestrat. Sipas kryeministrit Rama, këto kategori biznesesh do të hapen në fazën e fundit, për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë