Turizmi mes pandemisë, masat kufizuese kundër COVID sollën humbje të pakthyeshme

30 Dhjetor 2021 | 16:28

Masat kufizuese kundër pandemisë sollën humbje të pakthyeshme për turizmin, që është një nga sektorët më të goditur gjatë kësaj periudhe krize.

2020 ishte një vit i errët për turizmin. Pandemia frikësoi pushuesit, zhyti në krizë bizneset dhe solli humbje të pakthyeshme për një pjesë të tyre.

Por, viti 2021 nisi me një lajm të mirë. Vaksinat e para kundër COVID-19 sapo ishin certifikuar, dhe herët a vonë kufijtë do të hapeshin për qarkullim të lirë e pa pengesa.

Tur-operatorët dhe njohësit e sektorit turistik vendosën si objektiv që Shqipëria të marrë 40% të turistëve dhe fitimeve që mori në vitin 2019. Por, për Rrahman Kasën, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ky plan u tejkalua.

Ndërsa për Besnik Vathin, kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve, efekti i pandemisë u mposht pjesërisht dhe kjo u pa vetëm gjatë stinës së verës.

Për 11 muaj në Shqipëri kanë hyrë 5.4 milionë shtetas të huaj, ose 11% më pak se në vitin 2019. Megjithatë, avionët dhe çarterat e munguar u zëvendësuan përmes kufijve tokësorë, ku vetëm nga Kosova u regjistruan 2.6 milionë hyrje.

Deri në fund të shtatorit, shpenzimet për produktet turistike ishin 1.4 mld euro. Shifra flet për një gjallërim të ekonomisë në këtë sektor, i cili përbën rreth 3.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por jo për rimëkëmbje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026