Në punë me certifikatë vaksinimi, nisin kontrollet nëpër supermarkete
Që prej ditës së djeshme, 4 janar, të gjithë punonjësit e supermarketeve, qendrave tregtare dhe administratës publike, do duhet të kenë certifikatën e vaksinimit për të shkuar në punë.
Afati për të dorëzuar dokumentacionet ka përfunduar dhe tashmë kanë nisur kontrollet nga institucionet për të parë nëse kjo masë po zbatohet.
“Shumë staf janë të sëmurë me viroza dhe nuk mund të kryejnë pjesën e vaksinimit. Kemi 90% të stafit të vaksinuar, 10% kanë sëmundje patologjike, kategori që janë alergjike dhe nuk mund të vaksinohen, janë të pajisur me rekomandimin e mjekut. Për këtë në fakt do na duhet konsultë nga institucionet përkatëse sesi do të vijohet me këtë staf pasi ata e kanë rekomandimin e mjekut”, thotw Granada Flaga, drejtoreshë e burimeve njerwzore.
“Ne kemi më shumë se 2,000 punonjës dhe procesi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta, jemi në nivelin 97% të pajisjes së stafit të tonë me certifikatën e vaksinimit”, thotw Klaudia Karabolli, menaxhere marketingu.
Nuk mungojnë as rastet ku punonjësit refuzojnë të vaksinohen. Megjithatë në shumë supermarkete, nuk janë marrë masa penalizuese.
“Tani ne kemi pasur rastet e këshillimit, komunikimin me ta, argumentimin dhe nuk ka pasur deri në këto momente masa administrative, nuk kemi marrë masa, do shikohet me hapin e kohës”, thekson Karabolli.
“Patjetër që janë skeptikë dhe kanë një mendim ndryshe, me ta do vijojmë konsultat me mjekun e kompanisë për t’i ndërgjegjësuar, jo nuk do të ketë penalizime”, shprehet zonja Flaga.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë ata punonjës që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-Albania që vërteton shërimin nga COVID-19.
Kjo certifikatë ka një afat prej 6 muajsh! Ndërsa cilido që nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara