Krishtlindja Ortodokse, besimtarët luten për një vit të begatë e të çliruar nga COVID

7 Janar 2022 | 10:28

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill, udhëhoqi të enjten meshën ortodokse të Krishtlindjes në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar.

Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Patriarku Kirill u shpreh se beson se viti 2022 do të jetë “më i qetë dhe më i begatë” se viti i kaluar dhe u bëri thirrje besimtarëve të jenë të mëshirshëm dhe tolerantë ndaj njerëzve që kanë pranë.

Të krishterët ortodoksë rusë festojnë Krishtlindjet në përputhje me kalendarin Julian më 7 janar, 13 ditë më vonë se ata që përdorin kalendarin Gregorian.

Festës i paraprin një agjërim i rreptë 40-ditor, i cili zgjat nga 28 nëntori deri më 6 janar.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qindra besimtarë u mblodhën për meshën e mesnatës së Krishtlindjes.

Asnjë masë specifike anti-COVID nuk u njoftua për ceremonitë fetare, pavarësisht nga një rritje e madhe e infeksioneve, nxitur nga varianti Omicron.

Patriarku serb Porfirije në mesazhin e tij për Krishtlindje  tha se “lutet që të sëmurët të shërohen dhe të kalojë sa më shpejt  sëmundja që ka sulmuar botën”.

“Kisha bën thirrje gjatë pandemisë për respektimin e masave  dhe u kujton të gjithëve që të shmangin përjashtimin dhe të respektojnë lirinë e njeriut, si dhurata më e vlefshme e Zotit”, shtoi patriarku.

Edhe Të krishterët ortodoksë në Egjiptit u dyndën në kisha të enjten në mbrëmje.

Presidenti Abdel Fattah el-Sissi ishte i pranishëm  në katedralen e Lindjes së Krishtit në Kajro.

El-Sissi mori pjesë në meshë për të treguar solidaritet me të krishterët që janë ankuar prej kohësh për diskriminim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026