Infektimet pas festave, shtohen rastet pozitive me COVID-19 në qarkun e Korçës
Pas festave të fundvitit, ku Korça ishte e tejmbushur nga turistët, vizitat në spitalin rajonal të Korçës janë rritur ndjeshëm.
Ulja e vigjilencës gjatë festave ka bërë që në urgjencën e qytetit apo në sanatorium, numri i personave që kërkojnë përkujdesje mjekësore të rritet.
Në Korçë çdo ditë bëhen mbi 60 vizita në urgjencë e 30 në sanatorium, pas dyshimeve për grip sezonal apo coronavirus.
Mjekja Diana Alickolli thotë se rritja e rasteve ditët e fundit ka ardhur si shkak i mungesës së kujdesit nga gjithë grupmoshat.
“Ne kemi parë që vigjilenca është ulur në maksimum nga të gjithë. Jo vetëm tek turistët por edhe vendasit duke menduar që iku COVID-i. Format e rënda të COVID-it ikën por ne kemi variantet e reja që dalin, që janë shumë shumë infektues. Ne kemi familje të tëra që mjekojmë, por nuk është agresiv ashtu si ne fillim”, thotë ajo.
Në raste simptomash, mjekët sugjerojnë vizitën e menjëhershme në spital.
“Këshilla e parë është kjo, që pacientët kur e shohin që gjendja nuk qetësohet, nuk bie temperatura, i merret fryma duhet urgjent të vijnë në spital. Kemi dhe raste që mendoj që janë Delta, ka pasur raste të rënda që i kemi çuar në Tiranë, ata me tampon negativ i mbajmë këtu, kemi dhe ata që mjekohen në shtëpi”, shprehet Alickolli.
Ditën e djeshme janë regjistruar mbi 60 infektime me COVID-19 në qarkun e Korçës, ku vihet re ditët e fundit rritja e numrit të të infektuarve në këtë qark.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara