Banorët e Postribës protestojnë për ujin e ndotur nga punimet e gurores, kundërshton UKSH
Banorët e Postribës kanë protestuar sërish për ndotjen e ujit të pijshëm.
Dhjetëra banorë ditën e sotme iu drejtuan zyrës qendrore të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër për të kërkuar zgjidhje, pasi sipas tyre punimet në guroren pranë ujësjellësit shkaktojnë ndotjen.
“Aty bëhet një katastrofë, gurorja sipër hedh të gjitha mbeturinat mbi burimin në lumin Rasek. Bëhen gërmime, drejtorit i kemi bërë thirrje para 3 viteve dhe ka lëshuar një dokument që nuk i bën asgjë. Sot janë pasojat e asaj pune”, shprehet një banor.
Një përfaqësi e banorëve së bashku me administratorin e Postribës, Altin Shabaj pas insistimit u takuan me drejtuesin e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, Mark Molla me të cilin u arrit një marrëveshje e përkohshme.
“Sipas detyrave dhe kërkesave tona, drejtori na dha një përgjigje që dje ka bërë verifikimet në terren dhe nuk do të ketë asnjë punim afër burimit të ujësjellësit sa i përket gërmimeve në përrua dhe hedhjes së inerteve. Me shterjen e përroit të Rrasekut do bëhet ndarja e burimit të ujit nga uji i përroit”, u shpreh Altin Shabaj, administratori i Postribës.
Ndryshe nga pretendimet e banorëve që gurorja dëmton ujin e pijshëm, drejtuesi i UKSH thotë se një gjë e tillë nuk rezulton e vërtetë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona