Kërkohen zanatçinj, bizneset ankohen për mungesë të punëtorëve
Zanatet janë drejt harresës. Të rinjtë preferojnë ato profesione që u sjellin të ardhura më të mëdha.
Gentjan Margjini ka një kompani mobilimi. Ai tregon se nuk arrin dot të gjejë përpunues druri, tapicier e deri tek një punëtor i thjeshtë.
“Kemi rreth një vit e gjysmë që ne si biznes po kërkojmë të rinj, me eksperiencë dhe pa eksperiencë, deri në moshën 35-40 vjeç. Ne kërkojmë punëtorë, duke filluar që nga punëtor të thjeshtë, nuk është e thënë të ketë një shkollë. Deri tani nuk ka ardhur asnjë të trokasë që të kërkojë punë. Më duhen të paktën 10 persona dhe trendi është që do më duhen edhe më shumë dhe të tjerë sepse kërkesa rritet”, shprehet Margjini.
Një pjesë e punonjësve janë larguar jashtë vendit dhe ai nuk ka mundur t’i zëvendësojë.
Nëse bëjmë një kërkim në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit do të shohim se edhe aty, në sektorë të ndryshëm kërkohen zanatçinj.
Tek të gjitha ato biznese që kanë shpallur kërkesat për punë, vihet re se nga 2044 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë, industria nxjerrëse dhe përpunuese si punonjës guri, saldatorë etj., kanë numrin më të lartë të ofertave të punës.
“Disa kompani kanë filluar të marrin nga shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe ne nuk dimë si t’i marrim që t’i gjejmë. Nëse vazhdon kjo situatë, jemi të detyruar të shkojmë tek të huajt”, thotë Gentjan Margjini.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara