Refuzohet “Protokolli i Kuq” i qeverisë, fasonët i cilësojnë masat të pazbatueshme

29 Prill 2020 | 12:43

Për të parandaluar përhapjen e coronavirus qeveria ka bërë publike “Protokollin e Kuq” të masave higjieno-sanitare. Mirëpo, bizneset fasonë nuk janë dakord me ketë protokoll dhe kanë nisur një peticion drejt qeverisë.  Një biznes fason në qytetin e Durrësit tregon për Euronews Albania kostot që masat e reja sjellin për këtë industri.

“Në kuadër të parandalimit të coronavirs qeveria ka publikuar një protokoll të kuq të masave higjieno-sanitare, të cilat duhet të zbatohen nga fasoneritë, për të parë sesa i zbatueshëm është ky protokoll në kemi ardhur në një fasoneri në qytetin e Durrësit”, u shpreh Andi Piho, ekonomist në “Intimoda”.

“Nëse unë do isha një punonjëse çfarë masash duhet të ndërmarr para se të futem në ambientin e punës”, gazetarja e Euronews Albania i drejtohet me pyetje ekonomistit rreth masave që duhet të ndërmarrë para se të futet në ambientet e punës, z. Piho i përgjigjet si vijon: “Masa e parë është matja e temperaturës, kemi matësin e temperaturës dixhital, më pas kemi dezinfektimin”.

Andi Piho, ekonomisti i fasonerisë “Intimoda” na tregon se punonjësit në hyrje dezinfektojnë duart dhe këmbët në të tillë mënyrë.. Por në protokollin e kuq është e përcaktuar një tjetër masë.

 “Me protokollin e kuq këtu do duhej që të ishte një tunel dezinfektant, i cili do të spruconte, në momentin që personeli do të hyjë, kjo do të kishte një kosto të shtuar për biznesin 2-3 mijë euro”, theksoi ai.

Për këtë arsye fasoneritë në vend kanë ngritur një peticion për anulimin e “protokollit të kuq”, ku ndër të tjera thuhet se në transportin e punës punonjësit duhet të ulen në anësoret e dritareve të autobusit duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Për fasonerinë në fjalë kjo masë është e parealizueshme për shkak të kostove.

“Duke qenë se një autobuz do të transportojë gjysmën e personelit që transportonte deri dje, do na dyfishonte koston e transportit. Mjetet e transportit publik që aktualisht nuk punojnë t’i vendosin në funksion të industrisë fason, ju ne si subjekte të blejmë abone për punonjësit tanë dhe ata të udhëtojnë me to”, shtoi ai

Protokolli i kuq, ndryshe nga ai protokolli i parë përcakton se ambientet e punës duhet të dezinfektohen së paku 5 herë në ditë si dhe çdo subjekt duhet të ketë të punësuar një mjek me orar të plotë.

“Mendojmë që do të ishe detyrë e pushtetit vendor ose institucioneve të tjera, ndoshta edhe me kosto të përgjysmuara. Mjeku paraqitet tek ne dy herë në javë për problematikat tona, por është e kushtueshme për ne që të rrijë gjithë javën në dispozicion për ne”, theksoi ekonomisti.

Andi rrëfen se “Protokolli i Gjelbër”, i cili  përcaktoi kushtet e para higjieno-sanitare që duhet të sigurojnë fasoneritë ishte më i zbatueshëm për biznesin.

“Ne që në fillim i kemi zbatuar masat duke i vendosur punonjësit një po një jo, minimumi ka qenë një metër e gjysmë”, u shpreh ai.

Në këtë fasoneri punonjësit duken të pajisur me maska, ndërsa me doreza vetëm një pjesë e tyre. Kjo pasi sipas ekonomistit ata që punojnë në makinë qepëse nuk mund të mbajnë më doreza për shkak se procesi i punës nuk mund të kryhet.

Ndërkaq punonjëset shprehen se me masat e mara deri më tani ndihen të sigurta.

“Kemi marrë maska, dezinfektues, jo mirë jemi”, tha një punonjëse

“Jo fare pse të frikësohemi”, shtoi një tjetër.

“Shumë të sigurt, kemi distancën”, theksoi një punonjëse e kësaj fasonerie.

Lëvizjet e punonjësve brenda punës tashmë duhet të jenë më të kontrolluara, por ka procese pune ku distanca fizike duket pak e vështirë. Megjithatë higjiena nuk mungon.

“Në mëngjes dhe gjatë orarit të pushimit të drekës personeli vjen dhe dezinfekton duart tek kjo makinetë”, përfundoi ekonomisti i “Intimoda”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026