Me rritjen e infektimeve pediatria i afrohet limitit të kapaciteteve
Në pediatri dhe në qendrat shëndetësore ditëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar të fëmijëve të sëmurë. Mjekët thonë se shumica e tyre rezultojnë të prekur nga coronavirusi.
Fluks prindërish që presin të vizitojnë fëmijët si ne pediatri ashtu edhe në qendrat shëndetësore.
Euronews Albania ishte në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë, e cila së bashku me qendrat numër 6,7 dhe 10, funksionon për 24 orë shërbimi i urgjencës pediatrike.
Çdo ditë në këtë qendër paraqiten rreth 180 pacientë që dyshojnë të jenë prekur me covid dhe I nënshtrohen testimit.
Sipas mjekes Blerta Berberi pjesa më e madhe e testuarve me COVID-19 janë fëmijë.
“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur një fluks shumë të madh të pacientëve që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. Ky fluks ka qenë i njëjtë si për moshat e rritura ashtu dhe për moshën pediatrike, veçanërisht për atë pediatrike”, thotë ajo.
Pavarësisht se fluksi është shpërndarë edhe në qendrat shëndetësore, përveç urgjencës pediatrike, sërish prindërve u duhet të presin në radhe për disa orë.
“E sollëm për temperaturë, ftohje. E kanë marrë mjekët në vëzhgim”, thotë një prind.
Mjekja Berberi thotë se varianti mbizotërues është Omicroni.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta