Një bibliotekë për 112 mijë banorë

23 Janar 2022 | 19:08

Në Tiranë janë vetëm 8 biblioteka, teksa ajo kombëtarja ka hequr shërbimin e dhënies së librave.

Biblioteka Kombëtare prej 4 vitesh nuk lejon asnjë qytetar të marrë libra në shtëpi.

Këtë shërbim e kryejnë bibliotekat e qytetit. Gjithsej janë 8 te tilla, ose një bibliotekë për 112 mijë banorë.

A e plotësojnë nevojën dhe kërkesën e lexuesve ato?

Lahuta e Malësisë ndodhet vetëm në tre biblioteka. E njëjta edhe për veprën shumë të njohur për fëmijë, Djemtë e Rrugës Pal.

Numri i qytetarëve në Tiranë tashmë ka arritur në 9 qind mijë banorë, por vetëm në 8 njësi administrative, nga 27 në total në qarkun e Tiranës ka bibliotekë.

Për zonat larg qendrës dhe që nuk kanë një shërbim bibliotekar shpenzimet për të blerë librat artistikë në funksion të një ore mësimore bien direkt në xhepin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026