‘Më mirë në shkollë’, dy vogëlushët kalojnë netët në çadër mes të ftohtit 

24 Janar 2022 | 17:41

Për 3 ditë me radhë shkollat do të jenë të mbyllura për shkak të kushteve atmosferike. Por ka dhe nga ato familje që do donin që këto ditë të ftohta fëmijët e tyre t’i kalonin në shkollë, pasi kushtet tek shtëpitë e tyre nuk janë aspak normale.

Këta fëmijë duhet të kalojnë netët e ftohta të dimrit në një çadër derisa banesa e tyre të ndërtohet pasi është shembur nga tërmeti.

Nëna e tyre i druhet virozave të stinës.

“Më mirë në shkollë, më ngrohtë në shkollë sesa këtu, të paktën ditën rrinë ngrohtë në banka, rrinë në 8-12. Kam hallin e fëmijëve se vet, po m’u sëmuren ku të shkoj unë”, thotë nëna e të vegjëlve.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura nën zero. Ministria e Arsimit vendosi të pezullonte për tri ditë procesin mësimor, duke nisur nga e hëna.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026