Afro 700 studentë të Luginës së Preshevës preken nga masat në kufirin me Kosovën
Afro 700 studentë janë prekur nga vendimi i qeverisë së Kosovës për të ashpërsuar masat anti-COVID në kufi.
Kështu ka deklaruar anëtari i Forumit Ekonomik mbarë-shqiptar në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ai nënvizoi se janë prekur të gjitha grupet e interesit.
“Personat që studiojnë në Kosovë, ata pas fundjavës nuk ktheheshin dot në Kosovë. Janë të prekur edhe bizneset. Ka prekur të gjithë shtresat, kategoritë, grupet e interesit”, u shpreh ai.
Z. Saliu tha se një pjesë e qytetarëve nuk kanë arritur kohën e mjaftueshme për të marrë dozën e tretë të vaksinës dhe e kanë të pamundur për të kaluar kufirin. Ai tha se presin që ky vendim të ndryshohet në ditët në vijim.
“Ishte një vendim arbitrar. Këto masa nuk kanë qenë të menduara”, përfundoi ai.
Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë certifikatë vaksinimi me 3 doza, ose një certifikatë vaksinimi me dy doza dhe një test PCR negativ.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus