Rinis mësimi në të gjithë vendin pas 3 ditësh mbylljeje nga i ftohti
Në shkollat e gjithë vendit ka rinisur sot procesi mësimor, pas një ndërprerje 3 ditore për shkak të motit të keq në vend.
Ministria e Arsimit vendosi ditën e premte që të pezullojë mësimin duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën, pas parashikimit për temperatura ekstreme deri në -17 gradë celsius.
Temperaturat e ulëta shkaktuan mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ngricat në sistemin e ujësjellësit.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin.
Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen, por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara