COVID-19, qytetarët thërrasin mjekët në shtëpi

28 Janar 2022 | 09:54

Mesatarisht 130 qytetarë telefonojnë çdo ditë në Urgjencën Kombëtare Mjekësore vetëm për COVID-19.

Por shtimi i të infektuarve me COVID-19 këtë janar ka shtuar edhe numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në banesa.

Aktualisht nga urgjenca mjekësorë kryen mesatarisht 77 vizita në banesë, nga 63 që ishin vitin e kaluar.

“Po shkojmë drejt një rast që është me COVID, realisht përballja është e vështirë. Je gjatë gjithë kohës në tension, si do jetë rasti, gjendja. Asnjëherë nuk e dimë sesa i rëndë është rasti derisa shkojmë në banesë. Nga ana tjetër është dhe frika normalisht ndaj vetes, që gjatë gjithë kohës duhet të jesh i kujdesshëm”, thotë Juna Hitaj, mjeke.

Pacientët që kërkojnë ndihmë janë kryesisht me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke.

Pas dy vitesh pandemi ende ekziston frika e shtrimit në spitalet COVID. Pacientët që refuzojnë të shtrohen duhet të firmosin një formular.

Nga rreth 23 mijë qytetarë aktivë më COVID-19, 130 janë në spital. Pjesa tjetër kurohen në banesë.

“Ka të sëmurë si në banesë si në spital, por për fatin e mirë janë forma të lehta që mund të trajtohen në banesë. Shkurti do jetë fillimi i uljes së infektimeve. Atë që nuk u bë në këto dy vite, vaksinimi që të arrihet imunizimi i tufës, po e bën Omicron sepse do i gjejë të gjithë të vaksinuar të pavaksinuar”, thotë Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot rreth 253 mijë qytetarë janë infektuar nga COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026