Nuk zbatohet ndalim-qarkullimi për betonierët në Tiranë gjatë ditës
A po zbatohet vendimi i Bashkisë Tiranë për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 deri në 20:00 të mbrëmjes?
Në mediat online, gjatë ditëve të fundit janë raportuar foto dhe video që tregojnë për qarkullimin e betonierëve gjate orëve të ditës, pikërisht në zonat ku ndalohet kalimi i tyre.
Fotot tregojnë qartë mjetet, por edhe kompanitë, të cilave ato iu përkasin.
Ne datën 21 janar 2022 ne “Mirëmëngjes” ishte i ftuar Gentjan Vocaj, Shefi i Sektorit të Qarkullimit në Policinë Bashkiake, i cili u shpreh qartë se kësaj here nuk do te ketë tolerime. Edhe abuzime me lejet, që sipas tij nuk ka pasur as me herët, nuk do të ketë.
“Gjoba është deri në 10 mijë lekë të reja”, tha ai. Edhe para 1 janarit 2022 ka pasur rregulla për qarkullimin e mjeteve te tonazhit te rende, rregulluar edhe nga sinjalistika rrugore.
Diferencën e bënin lejet e mundësuara nga Bashkia Tirane. Po sot, po jepen leje ne mënyrë preferenciale, apo po vendosen gjoba? Deri tani, nuk kemi asnjë përgjigje nga Bashkia Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur