Ekspertiza paraprake e aksidentit me 3 viktima në Librazhd
Pasi u fërkua me makinën që vinte përballë, drejtuesi i automjetit me tre viktima humbi kontrollin duke përfunduar në greminë.
Ky mendohet të jetë shkaku i aksidentit të ndodhur dje në rrugën Librazhd-Përrenjas, sipas ekspertizës paraprake të policisë.
Skënder Ismaili, shef i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit ndau me Euronews Albania gjetjet e ekspertizës paraprake të policisë. Ismaili shpjegoi se mjeti i aksidentuar që udhëtonte në drejtim të Librazhdit ka humbur drejtimin në përpjekje për të shmangur përplasjen me mjetin tjetër që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që makina të bjerë disa metra poshtë në lumin Shkumbin.
Vendi ku u regjistrua aksidenti fatal njihet ndryshe si ‘Kthesa e Murrashi’ dhe është evidentuar nga policia dhe më parë si njollë e zezë aksidentesh.

“Ky aks rrugor por dhe akse të tjera tani në kohë dimri paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë. Ndaj dhe apeli është për të gjithë drejtuesit e mjeteve t’i përmbahen sinjaleve rrugore të vendosura, të marrin masa për të ulur shpejtësinë për të parandaluar çdo të papritur, sepse ky është një aks rrugor ku ka dhe rënie gurësh nga lartësitë si rezultat i reshjeve”, shpjegon Ismaili.
Në pjesën më të madhe të aksidenteve policia sheh si faktor pakujdesinë e shoferëve në rrugë. Vetëm gjatë muajit janar, policia rrugore ka vendosur rreth 54 mijë gjoba në gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve