11 parti regjistrohen për zgjedhjet e 6 marsit, 24 orë afat për koalicionet

2 Shkurt 2022 | 17:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar pjesëmarrjen e 11 partive politike në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në këto zgjedhje do të votohet për kryetarët e 6 bashkive; Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Shumë prej partive politike aktive në vend nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, pritet që të ketë vetëm një koalicion.

Afati për regjistrimin e një koalicioni është 24 orë pas regjistrimit të partive.

Deri tani është paralajmëruar formimi i një koalicioni mes LSI dhe PDK.

Ky koalicion pritet të paraqitet me kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Në zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita morën pjesë 36 parti.

Kurse në zgjedhjet lokale në 2015 kishte 63 parti të regjistruara.

Partitë e regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit:

  • Partia Balli Kombëtar Demokrat
  • Partia Lëvizja e Legalitetit
  • Partia Bashkimi Demokrat
  • Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë
  • Partia Demokristiane e Shqipërisë
  • Lëvizja Socialiste për Integrim
  • Partia Kristian Demokrate
  • Fryma e Re Demokratike
  • Partia Lëvizja e Re
  • Partia Demokratike
  • Partia Socialiste
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026