Kaos në pikat ku shiten abone, qytetarë në radhë për orë të tëra
Qytetarët në Tiranë presin me orë të tëra në radhë për të blerë një abone. Në pikën ku shiten abonetë e linjës Tiranë-Kamëz, qytetarët presin deri në 3 orë për t’u pajisur me abone.
“Kam 2 deri në 3 orë që pres për të marrë një abone”, shprehet një qytetar. Disa prej tyre thonë se janë detyruar të humbasin edhe ditën e punës nga radha e gjatë.
I gjithë ky grumbullim ndodh edhe pse jemi në një periudhë ku rastet e reja të infektimeve me COVID- 19 janë në shifra të larta.
“Që në orën 10, hyr në radhë, dil. Polici për të mbajtur radhë nuk ka, COVID është dhe rrezik e kemi marrë sot”, thotë një grua. Situatë e ngjashme ishte edhe në pikat e tjera ku shiten abone të linjave urbane në kryeqytet.
Bashkisë Tiranë iu kërkua sqarim për këtë situatë, por nuk pati asnjë reagim. Ndërsa Bashkia Kamëz anuloi mëngjesin e sotëm praninë e përfaqësuesit të saj në studion e “Mirëmëngjes”.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus