Eksporti i naftës me tren, Bankers Petroleum: Reduktojmë ndotjen dhe trafikun

8 Shkurt 2022 | 17:17

Kompania Bankers Petroleum Albania ka zgjedhur një rrugë të sigurt për të transportuar naftën që nxjerr në Patos-Marinëz. Zëvendësimi i kamionëve me trenin Fier-Vlorë, eliminon ndotjen dhe trafikun, ndërsa garanton siguri maksimale për eksportin e naftës.

Nafta që del nga puset e Patos Marinzës, transportohet me tren drejt Portit të Petroliferës në Vlorë.

Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, do të lëvizë në këtë mënyrë, duke eliminuar transportin me kamionë. Vendimi vjen pas investimit në hekurudhën Fier-Vlorë, nga kompania “Abrail”.

“Vazhdojmë transportin me tren të naftës bruto, pa pushim. Siç dihet hekurudha është 24 orë në punë; ngarkohen trenat dhe shkojnë në Petroliferë në Vlorë për eksport,” – u shpreh drejtori i kompanisë “Abrail”, Dritan Spahiu

Transporti përmes linjës së re hekurudhore redukton ndjeshëm trafikun rrugor në autostradën Fier-Vlorës. Sipas përllogaritjeve të kompanive, më parë transporti i naftës bruto nga qendra e Fierit tek Petrolifera bëhej nga mbi 12,000 kamionë në vit, ndërsa sot eliminohen të gjithë.

“Është ulur trafiku ndjeshëm. Në qoftë se sot kemi 1000 trena në vit, më përpara ka pasur rreth 15 mijë autobote. Përftimi kryesor tjetër është dhe ulja e ndotjes në ambient prej autoboteve,” – shtoi Spahiu.

Përfaqësues të Bankers, thonë se qëllimi i kompanisë nuk ishte vetëm ulja e kostove të transportit të naftës, por mbi të gjitha reduktimi në minimum i ndotjes në mjedis dhe rritja e sigurisë gjatë këtij shërbimi.  

Bankers Petroleum Albania, është prodhuesi më i madh në vend, duke dominuar mbi 90% të totalit të naftës shqiptare. Pjesa më e madhe e kësaj nafte bruto eksportohet në tregjet e huaja.  Kompania ka qenë gjithmonë e fokusuar  për të investuar në shërbime dhe teknologji që ulin kostot, ndotjen dhe përmirësojnë standardet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026