Historia e Radio Kukësit, dikur bënte bashkë shqiptarët e Kosovës
“Ju flet Radio Kukësi”. Sa shumë njerëz mund të përjetojnë sërish emocione kur e dëgjojnë këtë fjali.
Rreth 60 vite histori, që ka shënjuar jetën e shumë personave që u bënë zërat më të dashur të qytetit dhe gjithë Shqipërisë.
Radio Kukësi është bërë pjesë e historisë në mënyrën më humane, edhe në momentin kur u bë ura e vetme lidhëse mes njerëzve që kishin humbur njeri-tjetrin gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Me ankth dhe shqetësim shqiptarët e Kosovës i drejtoheshin Radio Kukësit me një copë letër ku shkruanin emrat e njerëzve të afërt, të cilëve nuk ua dinin vendndodhjen. Këto letra gjenden ende në muzeun modest të Radio Kukësit.
Një muze dhe shumë nostalgji, për një përudhë të artë, e cila ka vite që ka mbaruar për Radio Kukësin edhe pse ende vijon transmetimin.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme