Bizneset e Vlorës në kërkim të krahut të punës për sezonin turistik

12 Shkurt 2022 | 12:29

Bizneset në Vlorë kanë nisur kërkimet për krah pune që tani në dimër, për të përballuar sezonin turistik gjatë verës.

Për administratorët e njësive të shërbimit, nga viti në vit situata po vështirësohet. Edhe pse pagat tashmë sipas tyre janë të larta, mungon promovimi i nevojshëm dhe mungesa e informacionit bën që ky sektor të mos jetë ai i preferuari nga të rinjtë.

“Të rinjtë të cilët punojnë si kamerier apo banakier pranojnë se nga moshatarët shpesh ka paragjykime për këto profesion. Nëse je student, të ardhurat janë të mjaftueshme, por për të mbajtur një familje ato nuk dalin”, thotë Vasil Bedini, administrator ReGina Group, kreu i Shoqatës së Turizmit për Jugun.

Në Zyrën e Punësimit në Vlorë ka shkuar në 2332 numri i punëkërkuesve të papunë, nga të cilët 652 të moshës 16- 29 vjeç të cilët janë më shumë të orientuar drejt njësive të tregtimit si supermarkete apo fasoneri, që nuk kërkojnë shumë kualifikim.

Rritje të punësimit në sektorin e turizmit shënohet vetëm gjatë muajve të verës. Sektori i turizmit vijon të mbetet sezonal sa i përket punësimeve ndërsa moszbatimi i kodit të punës, oraret e tejzgjatura dhe pagesa e ulët janë disa nga shkaqet që mbajnë të rinjtë larg këtij sektori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026