Fëmijët nga 0-16 vjeç pagesë mujore nga shteti në Kosovë, thotë zyrtari

15 Shkurt 2022 | 09:09

“Fëmijët në Kosovë që prej lindjes deri në moshën 16-vjeçare marrin një shumë monetare nga shteti si ndihmë.”

Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Avni Kastrati, drejtor i Statistikave Sociale dhe të Popullsisë në Kosovë.

“Çdo nënë që ka lindjen e parë dhe lindjen e dytë stimulohet. Marrin diku 150 euro deri në 200 euro muajt e parë. Secili fëmijë në Kosovë nga 0-16 vjeç ka një stimulim ekonomik pavarësisht fëmija i parë apo i dytë, nga 10 deri 20 euro në muaj”, u shpreh ai.

Sipas tij, këto janë shuma të vogla por janë një stimulim.

Z. Kastrati ngriti edhe shqetësimin në Kosovë po vihet re një zvogëlim i popullsisë.  “Piramida e popullsisë po zvogëlohet edhe në Kosovë. Ka trend të tkurrjes së popullsisë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022