Qeveria vendos shpërblim 55 mijë lekë për punonjësit social, por nuk përfitojnë të gjithë

7 Maj 2020 | 08:28

Qeveria ka vendosur të shpërblejë me 55,000 lekë punonjësit social, të cilët janë angazhuar me kohë të plotë në këtë periudhë pandemie, por shpërblimi duket se nuk përfshin të gjitha kategoritë.

vendimin e marrë të mërkurën, qeveria shprehet se do të shpërblejë me 55 mijë lekë “personelin që shërben në institucionet e përkujdesit shoqëror rezidencial publik në përgjegjësi të bashkive”.

Sipas ligjit, shërbime rezidenciale, janë ato të kujdesit 24-orësh dhe afatgjatë për njerëzit në nevojë, si për shembull strehëzat, azilet, apo shtëpitë e fëmijës.

Mbetet e paqartë nëse do të ketë apo jo shpërblime për punonjësit social të qendrave ditore apo qendrave komunitare, të cilat janë angazhuar edhe në shpërndarjen e paketave ushqimore të moshuarve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Prej nëntorit të vitit 2019, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, punonjësit social, sidomos të Bashkisë Tiranë, kanë punuar pa shkëputje nga puna, ndërkohë që një pjesë e tyre nuk përfituan dot as shpërblime të fundvitit.

E njëjta situatë me angazhim edhe përtej orareve të punës është ripërsëritur dy muajt e fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026