Banorët e 5 majit para ambasadës amerikane: Po na persekutojnë, na jepni viza
Dy orë pasi protestuan para Kuvendit, banorët e zonës së 5 Majit në Tiranë u zhvendosën për të protestuar para ambasadës amerikane.
Ata hodhën akuza ndaj qeverisë Rama se po u vjedh pronat dhe banesat. Ndërkohë kërkuan që të largohen drejt Amerikës, duke i pasijur kjo ambasadë me viza.
“Na kanë humbur shpresa, Rama po na i shuan shpresat. Ju bëjmë thirrje na jepni vizat amerikane për Amerikë dhe të rrinë këta peshqit e mëdhenj këtu”, u shpreh një nga banorët.
“Mos na lini në mëshirë të kriminalëve. Po na persekutojnë, po na masakrojnë. Kanë që në ’44 që kanë marrë pushtetin, kanë prishur kisha dhe xhami, po na prishin shtëpitë. Na jepni viza të ikim”, tha një tjetër banor.
Në zonën e 5 majit në Tiranë pritet të shemben në total rreth 400 banesa nga një projekt rindërtimi. Shumica e banorëve nuk kanë firmosur kontratën me Bashkinë Tiranë dhe nuk kanë përfituar një bonus qeraje.
Banorët nuk janë dakord me kushtet e vendosura në kontratë dhe me shumën e dhënë për bonus qiraje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus