36 familje të komunitetit egjiptian protestojnë për dritat
36 familje të komunitetit egjiptian në Kavajë prej 4 janarit janë pa energji elektrike.
Në protestën e zhvilluar në Tiranë, ata kërkojnë zgjidhje pasi barakat ku jetojnë nuk përmbushin kushtet teknike për lidhjen e marrëveshjes me OSHEE.
“Na mbetën spitaleve fëmijët, po na vdesin fëmijët nga ftohti”, thotë një qytetar.
“Edhe hajvani që është hajvan e ka një dritë brenda, me çfarë të shkojnë fëmijët në shkollë, pa dritë. Ju lutem shumë vetëm një dritë duam”, thotë një qytetare.
“Unë jam pa ndihme ekonomike, pa punë dhe hiqet energjeia në kohën më të keqe, në dimër”, thotë një tjetër.
Aktivistët kërkojnë dhënien e statusit të klientit në nevojë për energjinë elektrike.
Juristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dorëzuar në janar në Këshillin e Ministrave një draft propozim me lehtësira për familjet në nevojë.

“Të miratohet një VKM dhe një buxhet për familjet në nevojë”, tha një aktivist.
Pas këtyre deklaratave një grup përfaqësuesish nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes sociale takuan protestuesit.
Ministria u premtoi se do jetë ndërmjetëse mes bashkisë Kavajë dhe OSHEE për rikthimin e energjisë elektrike.
Bashkia Kavajë kontaktuar nga Euronews Albania tha se aktualisht po punohet për zgjidhjen e kësaj problematike por pa dhënë afate.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara