Përmirësim i situatës epidemiologjike në Kosovë dhe Shqipëri, thonë mjekët
Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kemi një përmirësim të situatës epidemiologjike gjatë muajit shkurt.
“Piku i jonë ka qenë në fund të janarit, piku spitalor ka qenë më 23 janar”, u shpreh mjeku.
“Kemi rreth 70 persona në spital aktualisht, më pak se gjysmën në krahasim me janarin. Janë shifra që tregojnë largim të situatës”, shtoi ai.
Z. Alimehmeti tha se tani duhet t’i bëhet një analizë cilësore e situatës, për të gjetur edhe këshillat që duhet t’u japen qytetarëve.
“Mund të krijohen edhe mutacione të tjera. Mund të ndodhë edhe tek njerëzit e vaksinuar, mund të ndodhë edhe tek kafshët”, tha ai sa i përket mundësisë së shfaqjes së varianteve të reja.
Mjeku Ilir Tolaj tha se situata është përmirësuar ndjeshëm edhe në Kosovë.
“Situata është e qetë numri i infeksioneve të reja është jashtëzakonisht i kufizuar. Numri i personave të shtruar në spital është i vogël”, u shpreh ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus