Panairi i punës në Tiranë, ofrohen qindra vende pune

23 Shkurt 2022 | 16:23

Mbi 800 vende pune ofrohen për të rinjtë në panairin e punës dhe aftësive në Tiranë.

Çdokush mund t’u drejtohet stendave të 30 kompanive pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për të mësuar më shumë për mundësitë që ofrohen.

“Ne jo vetëm punësojmë njerëz, ne investojmë te ta, ne krijojmë dije dhe aftësi ndërkombëtare. Krijojmë profesioniste ndërkombëtarë dhe provë e kësaj është se shumë prej punonjësve  tanë  kanë lëvizur ndër vite në pika të tjera të Vodafone. Vodafone ka hapësira jo vetëm për eksperienca profesionale, por edhe për të rinjtë, të rinjtë e diplomuar”, tha Katia Stathaki, CEO i Vodafone në Shqipëri.

“Panairi i punës sigurisht ofron mundësi për të takuar kandidatë të cilët janë të interesuar për pozicione të reja pune, për punonjës që duan të ngrihen në karrierë ose për ata të rinj të cilët ende nuk e kanë mirë orientuar rrugën në drejtimin që duan të marrin”, tha Rexhina Belalla, drejtore e Burimeve Njerëzore – Le Spot Group.

Panairi i Punës dhe Aftësive është organizuar nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës.

“Unë mendoj se kjo është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për një gjithë përfshirje sociale. Është një event fantastik për rininë shqiptare”, Sophia Philippidou, ambasadore e Greqisë në Shqipëri.

Panairi do jetë një mundësi e hapur për punësim përgjatë dy ditëve, deri me 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026