Në 2019 u mboll më shumë kanabis, Olsian Çela: Mungon një analizë mes institucioneve për situatën
Në vitin 2019 në Shqipëri u mboll më shumë kanabis duke rikthyer këtë fenomen shqetësues për punën e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në prezantimin e raportit vjetor të institucionit që ai drejton u shpreh para deputetëve të Komisionit të Ligjeve se problematike, situata është në disa qytete.
“Kemi vënë re një rritej të fenomenin e kultivimit të narkotikëve në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, por edhe ndoshta Shkodra”, tha kryeprokurori.
Për këtë situatë të krijuar mungon një analizë e policisë së shtetit dhe prokurorisë për të parë se ku kanë çeduar institucionet në parandalimin e fenomenit.
“Unë po ju them sot se nuk ka sot një dokument, le të themi zyrtar, të përpiluar nga policia e shtetit apo nga prokuroria për të analizuar shkaqet reale, se përse ky fenomen ka ndodhur. Unë e kam parë si një të dhënë shqetësuese dhe patjetër që do të jetën një nga prioritet e veprimtarisë 2020”, tha kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.
Në vitin 2018 në të gjithë prokuroritë e rretheve u regjistruan 292 procedime, ndërsa në 2019 numri u dyfishua në 628 procedime, ose e thënë ndryshe rritje me 115 %.
Lista e qyteteve problematike për kultivimin e kanabisit vazhdon të kryesohet nga Kruja ku janë 242 raste ose 39 % i totalit të rasteve. Ajo ndiqet nga Vlora me 80 raste, Shkodra 56, Gjirokastra 54, Fieri dhe Tirana 29 dhe Berati me 23 procedime.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill