Shtëpia e Bardhë distancohet nga senatori që bëri thirrje të vritej Putini

4 Mars 2022 | 21:10

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham i cili bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter.

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve: “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.

Senatori amerikan: Dikush në Rusi duhet të vrasë Putinin

Senatori amerikan Lindsey Graham tha të enjten mbrëma se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij.

Kjo sipas tij do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës së nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Graham e bëri këtë pohim për herë të parë gjatë një emisioni televiziv e më pas ai përsëriti komentin në Twitter.

“Të vetmit njerëz që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus. Lehtë për t’u thënë, e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë ​​për pjesën tjetër të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës, në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”, shkroi Graham.

Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së, në detyrë aktive dhe më pas në rezervë. Ai shihet si një zë me ndikim brenda Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kancelari gjerman i kërkon Putinit të ndalë menjëherë pushtimin

Stoltenberg i drejtohet Putin: Ndalo luftën tani dhe pa kushte

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024